Tuesday, May 20, 2025
QytetariIN
  • PER-QYTETIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE
No Result
View All Result
  • PER-QYTETIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE
No Result
View All Result
QytetariIN
No Result
View All Result

PETICION: Rritja e shpeshtësisë dhe fashave të orarit të linjës Sauk – Tiranë, shtimi i staciocioneve dhe pajisja e tyre me sinjalistikë treguese

Peticion

Rritja e shpeshtësisë dhe fashave të orarit të linjës Sauk – Tiranë, shtimi i staciocioneve dhe pajisja e tyre me sinjalistikë treguese

PETICION:

Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.

________________________________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________________________________

PETICION

DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË

Ne, të nënshkruarit, banorë të Bashkisë Tiranë, bazuar në:

  • Nenin 19 të Ligjit nr. 139/20154 të Ligjit nr. 139 “Për vetëqeverisje vendore”

PARASHTRIMI I STIUATËS

Sauku i Vjetër është pjesë e njësisë administrative nr. 2 dhe njësisë administrative Farkë. Rreth 2 km larg nga qendra e qytetit të Tiranës, kjo zonë ka aktualisht një autobuz një herë në një orë, i cili në mëngjes niset rreth orës 6:30 nga stacioni tek “Kafja e Zyberit”. Ndërkohë orari i fundit në darkë nuk është gjithmonë i njëjti siç konstatohet nga banorët dhe përdoruesit e kësaj linje, pasi në dimër mund të jetë deri në 19:00 (qendër Tiranë) dhe 19:30 (Sauk i Vjetër) dhe në verë rreth 21:00 (qendër Tiranë) 21:30 (Sauk i Vjetër) ose deri në 22:00-22:30, pra pa patur një orar fiks. Problemi për sa i përket fashës së orareve është se punëtorëve dhe personave që shkojnë në shkollë ju duhet që autobuzi të niset që në 6:00 për të kapur oraret e punës dhe shkollës. Po ashtu, në darkë është e nevojshme që orari të jetë fiks edhe vonë, për shkak se ka banorë dhe sidomos vajza dhe gra që kanë të domosdoshëm përdorimin e transportit publik për të lëvizur në oraret e vona të darkës. I domosdoshëm është edhe kthimi i linjës së transportit në çdo gjysmë ore, siç ka qenë përpara pandemisë, për shkak të fluksit të jerëzve që nisen për në punë dhe shkollë dhe arsye të tjera, si dhe të kthehen sërish. Pra, ajo çka kërkojmë është zgjatje e fashës orare 06:00- 23:00 dhe shtim të autobuzave çdo 30 minuta në stacion në vend të 60 minutave. Gjithashtu, stacioni i  fundit ku aktualisht shkon autobuzi (“Kafja e Zyberit”) është një zonë shumë e kufizuar për autobuzin që të kthehet. Për më tepër, është larg për një pjesë të mirë të banorëve që banojnë në zonat më lart. Dikur autobuzi shkonte deri tek liqeni i Xhabrahimësve, i cili jo vetëm ju vjen në ndihmë banorëve, por e lehtëson kthimin e autobuzit pasi ka më shumë hapësirë të përshtashme. Kështu, është e nevojshme që të shtohen deri në dy stacione përtej atyre që aktualisht përshkohen nga autobuzi: tek Fabrika e qumështit Extra Milk dhe tek Liqeni i Xhebrahimsëve. Së fundmi, ka mungesë sinjalistike (tabela rrugore treguese) dhe stacioni (vend ku pritet autobuzi) për të përcaktuar ku ndalon autobuzi në stacionet e rrethrrotullimit/kthesa, stacioni “te ura”, stacioni pranë Bar Fiorentinës, stacioni tek “Kafja e Zyberit” dhe dy stacionet e reja që do shtohen.

KËRKOJMË:

  1. Rritjen e shpeshtësisë së linjës së autobusit nga çdo 60 minuta në cdo 30 minuta dhe zgjatjen e fashës së orarit nga ora 6:00 në orën 23:00.
  2. Shtimin e dy stacioneve të reja dhe pajisjen e të gjitha stacioneve me sinjalistikë rrugore treguese.

Afati i nënshkrimit të peticionit është data 30 shtator ora 10:00

RECOMMENDED

  • All
  • NJOFTIME

MANUAL PER USHTRIMIN E TE DREJTES SE E-PETICIONIT DHE E-INICIATIVES DREJTUAR KESHILLAVE BASHKIAKE

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

MË TË KLIKUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed

Hapësirë gjenerimi i iniciativave qytetare dhe peticioneve nga qytetarë, drejtuar Keshillave Bashkiak

  • PerQytetin
  • Rreth Nesh
  • Nis një peticion ose Iniciativë
  • Privacy Policy

© 2024 Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit QytetarIN me mbështetjen e LevizAlbania,
një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC pergjate 2022-23 Dhe ne vijim me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze ne Tirane

No Result
View All Result
  • QytetarIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE

© 2024 Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit QytetarIN me mbështetjen e LevizAlbania,
një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC pergjate 2022-23 Dhe ne vijim me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze ne Tirane

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist