Cfarë është nisma Për Qytetin?

Një konsorciumi organizatash të udhëhequra nga Qëndresa Qytetare e cila synon të rrisë pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen e Këshillave Bashkiake Tiranë, Durrës dhe Kurbin duke fuqizuar qytetarët, organizatat dhe grupet e interesit për të të luajtur një rol aktiv në përcaktimin e përparësive zhvillimore të komunitetit dhe territorit ku ato banojnë apo punonjë duke ndërmarrë peticione dhe iniciativa elektronike. Kjo nismë mbështetet nga Lëviz Albania dhe SDC  në Shqipëri.

Cfarë synon?

Në thelb të kësaj nsime strategjike është nxitja e ushtrimit të të drejtave ligjore të parashikuara në nenin 19 dhe 20 të ligjit 139/2015 për Vetqeverisjen Vendore të cilat garantojnë zbatimin e detyrimeve ligjore të bashkisë dhe rrisin cilësinë e qeverisjes. Gjithashtu demokracia vendore pasurohet nga pjesëmarrja aktive e qytetareve dhe grupeve të interesit në qeverisjen vendore dhe më së pari mundesohet nga qeverisja e mirë vendore.

Kur filloi?

Zanafilla e kësaj iniciative daton në fund të vitit 2018 ku në kuadër të nismës “Pa Zhurmë” u arrit që 600 firma të qytetarëve të Tiranës të realizojnë iniciativën e parë qytetare sipas ligjit për vetqeverisjen vendore, duke detyruar bashkinë të miratojë një plan vendor për ndotjen akustike. Gjatë vitit 2020, ku pandemia izoloi mundësitë e veprimit, Qëndresa Qytetare nëpërmejt ofrimit të mundësisë së nënshkrimit elektronik të peticioneve  ku disa grupe interesi të mbështetura ligjërisht dhe teknikisht nga ekipi i Qëndresës Qytetare arritën tja dalin për të ndikuar axhendën e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe bashkisë duke transformuar lagjen e tyre dhe marrë mbrapsht tarifat që ju takonin me ligj.

Ne synojmë nxitjen dhe forcimin e demokracisë vendore dhe inkurajimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, organizatave dhe grupeve të interesit në proçeset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të Bashkisë, si dhe në influencimin e axhendën qeverisëse të Bashkisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist