Çfarë është Peticioni?

Peticioni është një kërkesë apo ankese drejtuar këshillit bashkiak apo komisionit të përhershëm të Këshillit Bashkiak, për ta nxitur atë të ndërmarrë apo të mos ndërmarrë një veprim apo vendim me interes për bashkësinë apo territorin e bashkisë, i bërë me shkrim dhe i shoqëruar me nënshkrime nga një grup banorësh apo grupe interesi, dhe që i adresohen këshillit për çështje në kompetencë ligjore të tij, apo për një çështje për të cilën këshill ka mundësi të influencojë apo lobojë.

E-Peticion: Peticioni elektronik qarkullohet në mënyrë elektronike për t’u firmosur nga mbështetësit, duke futur të dhënave e tyre në mënyrë elektronike.

Kush ka të drjetë ti paraqesë Këshillit Bashkiak një Peticion?

  1. Çdo qytetar apo grup që përfaqëson komunitin ka të drejtë t’i drejtojë kërkesa Këshillit Bashkiak për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e bashkisë. Këshilli Bashkiak është i detyruara të marrë në shqyrtim kërkesat dhe të kthejë përgjigje brenda afateve të përcaktuara me ligj, dhe më këtë rregullore.
  2. Çdo person që person që banon, punon apo studion në territorin e Bashkisë, apo organizata që kanë zyrat në bashki dhe ushtrojnë veprimtari të përkohshme apo të përhershme në territorin e bashkisë mund të nënshkruaj dhe t’i parashtrojë këshillit një peticion, përveç se në rastet e cituara në nenet më poshtë.

Publikimi i peticionit

Kërkesa e peticioni, i cili është pranuar, njoftohet dhe publikohet në faqen e internetit të bashkisë, dhe në një vend të njoftimeve publike të Bashkisë.

Shqyrtimi i peticionit

Peticionet që kanë mbi 100 apo 500 nënshkrime të vlefshme, pasi pranohen nga Komisioni i Peticioneve, i dërgohen nga Kryetari i Këshillit për shqyrtim Komisionit të përhershëm përkatës, i cili ka objekt të veprimtarisë së tij çështjen që paraqet peticioni.

Peticionet e pranuara nga Komisioni i Peticioneve dhe që kanë mbi 1000 nënshkrime të vlefshme, i paraqiten për njoftim këshillit në mbledhjen e më të afërt.

Baza ligjore e peticionit:

Neni 19 i ligjit nr. 139/2015 për Vetqeverisjen Vendore

E drejta e kërkesës, ankesës dhe vërejtjes 1. Çdo qytetar apo grupe që përfaqësojnë komunitetet kanë të drejtë t’u drejtojnë kërkesa, ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetë-qeverisjes vendore. 2. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara t’i marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat apo vërejtjet dhe të kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist