Cfarë është nisma Për Qytetin?

Ka nisur si nje një konsorciumi organizatash të udhëhequra nga Qëndresa Qytetare e cila synon të rrisë pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen e Këshillave Bashkiake Tiranë, Durrës dhe Kurbin duke fuqizuar qytetarët, organizatat dhe grupet e interesit për të të luajtur një rol aktiv në përcaktimin e përparësive zhvillimore të komunitetit dhe territorit ku ato banojnë apo punonjë duke ndërmarrë peticione dhe iniciativa elektronike. Kjo nismë eshte  mbështetetur pergjate vititi 2022-23 nga Lëviz Albania dhe SDC në Shqipëri, dhe prejvitit 2024 mbeshtet me financimin e Ambasades Suedeze ne Tirane nepermjet programit “SIDA”

Cfarë synon?

Në thelb të kësaj nsime strategjike është nxitja e ushtrimit të të drejtave ligjore të parashikuara në nenin 19 dhe 20 të ligjit 139/2015 për Vetqeverisjen Vendore të cilat garantojnë zbatimin e detyrimeve ligjore të bashkisë dhe rrisin cilësinë e qeverisjes. Gjithashtu demokracia vendore pasurohet nga pjesëmarrja aktive e qytetareve dhe grupeve të interesit në qeverisjen vendore dhe më së pari mundesohet nga qeverisja e mirë vendore.

Kur filloi?

Zanafilla e kësaj iniciative daton në fund të vitit 2018 ku në kuadër të nismës “Pa Zhurmë” u arrit që 600 firma të qytetarëve të Tiranës të realizojnë iniciativën e parë qytetare sipas ligjit për vetqeverisjen vendore, duke detyruar bashkinë të miratojë një plan vendor për ndotjen akustike. Gjatë vitit 2020, ku pandemia izoloi mundësitë e veprimit, Qëndresa Qytetare nëpërmejt ofrimit të mundësisë së nënshkrimit elektronik të peticioneve  ku disa grupe interesi të mbështetura ligjërisht dhe teknikisht nga ekipi i Qëndresës Qytetare arritën tja dalin për të ndikuar axhendën e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe bashkisë duke transformuar lagjen e tyre dhe marrë mbrapsht tarifat që ju takonin me ligj.

Ne synojmë nxitjen dhe forcimin e demokracisë vendore dhe inkurajimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, organizatave dhe grupeve të interesit në proçeset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të Bashkisë, si dhe në influencimin e axhendën qeverisëse të Bashkisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist