Çfarë është Iniciativa Qytetare?
Iniciativa Qytetare është propozimi me shkrim, i shoqëruar me nënshkrime, që paraqitet për vendimmarrje në Këshillin Bashkiak, nga çdo grup komuniteti, nëpërmjet përfaqësuesve të tij të autorizuar sipas ligjit, ose jo më pak se një për qind (1%) e banorëve të bashkisë, nëpërmjet të cilit kërkohet miratimi i një akti normativ nënligjor, i një politike apo rregullore për çështje që janë brenda juridiksionit të Bashkisë dhe janë në kompetencën ligjore të Këshillit, miratimi i një rezolute, apo hedhja poshtë plotësisht apo pjesërisht e një dokumenti politike, rregullore apo akti tjetër normativ të miratuar më parë nga Këshilli Bashkiak.
E-Iniciativa Qytetare: Iniciativa Qytetare elektroniek qarkullohet në mënyrë elektronike për t’u firmosur nga mbështetësit, duke vendosur të dhënave e tyre në mënyrë elektronike.
.
Kush ka të drjetë ti paraqesë Këshillit Bashkiak një Iniciativë Qytetare?
- Çdo zgjedhës mund të marrë pjesë dhe gëzon të drejta të barabarta në procesin e hartimit, përfaqësimit, nënshkrimit dhe parashtrimit të Iniciativës Qytetare drejtuar Këshillit Bashkiak, përveç kufizimeve të cituara në nenet më poshtë.
- Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, si kryesia e fshatit apo këshilli komunitar i lagjes, apo jo më pak se një për qind (1%) e banorëve të bashkisë me të drejtë vote, ka të drejtë të paraqesë për vendimmarrje në këshillin bashkiak një iniciativë qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të bashkisë dhe kompëtencës së Këshillit.
Shqyrtimi i Iniciativës Qytetare
Iniciativa Qytetare paraqitet për shqyrtim në Mbledhjen më të afërt të rregullt të Këshillit Bashkiak, mbas datës së vendimit të komisionit për vlefshmërinë e peticionit.
Këshilli bashkiak vendos për pranimin, ndryshimin apo hedhjen poshtë të iniciativës qytetare, vendimi i cili merret me shumicën e votave të të gjithë Këshilltarëve, përveç kur në ligj specifikohet ndryshe.
Këshilli fton Parashtruesin kryesor të paraqesë iniciativën për jo më shumë se 15 minuta.
Baza ligjore e iniciativës qytetare:
Neni 20 i ligjit nr. 139/2015 për Vetqeverisjen Vendore
Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për qind e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak. Propozimet e ardhura në këshill si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.