KËSHILLI BASHKIAK

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca: - Zgjedh Komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet - Zgjedh, Kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata - Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak - Miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi - Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues - Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. - Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve - Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë - Vendos për taksat e tarifat vendore - Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve - Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore - Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet - Zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut - Vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji - Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik - Vendos për simbolet e bashkisë - Vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë - Jep tituj nderi dhe stimuj - Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist