Peticionet dhe iniciativat qytetare sipas rregulloreve të Këshillave Bashkiake
Në zbatim të nenit 19 dhe 20 të ligjit 139/2015 për vetqeverisjen vendore, Këshillat Bashkiake kanë miratuar rregullroe të posaçme për mundësimin e iniciativave dhe peticioneve vendore ndaj qytetarëve të tyre. Sipas kësaj rregulloreje peticioni është një kërkesë drejtuar Këshillit Bashkiak apo Komisionit të Përhershëm të Këshillit, për ta nxitur të ndërmarrë apo të mos ndërmarrë një veprim apo marrë vendim me interes kolektiv publik, i bërë me shkrim dhe i shoqëruar me nënshkrime nga një grup qytetarësh ose banorësh, grup organizatash apo grupe interesi, dhe që i adresohen për çështje në kompetencë ligjore të Këshillit, apo për një çështje për të cilën Këshill ka mundësi të influencojë apo lobojë. OBjektivat që parashikon rregullorja e peticioneve dhe iniciativave për rolin e tyre janë:
- Forcimi i demokracisë vendore
- Angazhimi i qytetarëve në çështjet e politikave publike
- Promovimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen
bashkiake - Ngushtimi i distancës midis të përfaqësuarve dhe
përfaqësuesve të tyre, - Promovimi i transparencës në vendimmarrjen e Këshillit
Peticionet mund ti drejtohen organeve kolegjiale të ngritura në
kuptim të ligjit sic janë:
- Këshillit Bashkiak
- Kryesisë së Fshatit
- Këshillit Komunitar në Lagje