Për të promovuar demokracinë pjesëmarrëse në nivel vendor dhe per të rritur rolin e qytetarëve në vendimmarrje Qendra Rinore Sebastia organizoi dje një bashkëbisedim me anetarët e Këshilli Bashkiak Kurbin, në kuadër të projektit “Për qytetin” që po zbatohet prej një viti në Kurbin, ku Sebastia ka vënë në dispozicion për qytetarët kurbinas platformen elektronike #QytetarIn të krijuar nga Qëndresa Qytetare.
Nën sloganin për qytetin vendos ti, u adresuan këto problematika:
1.e-peticion “Sistemimi dhe rehabilitimi i rrugës Hekurudha” 100 nënshkrime
2. e-iniciativa “ Vendosja e transportit publik urban dhe interurban në Bashkinë Kurbin” 570 nënshkrime = 1% e votuesve.