KËRKESË: MUNDESIMI I PAGESES ALTERNATIVE DHE REDUKTIMI I TARIFES SE PARKINGEVE NE KRYEQYTET
PETICIONI:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.
________________________________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________________________
DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
Ne, të nënshkruarit, banorë të Bashkisë Tiranë, bazuar në:
- Nenin 19 të Ligjit nr. 139/20154 të Ligjit nr. 139 “Për vetëqeverisje vendore”
- VKB 49 datë 11.11.2015
- K.B nr. 76, datë 7/10/2015
- K.B nr.158, dt 26/12/2019
PARASHTRIMI I STIUATËS
Prej 5 vitësh në Bashkinë Tiranë nuk ofrohet mundësia e pagesës së shërbimit të parkimit me para në dorë por vetëm me SMS, kufizim i cili në pamundësi objektive për të paguar, ka rritur numrin e gjobave ndaj qytetarëve me gati trefishin e shumës që paguhen për shërbimin e tarifimit. Tarifat aktuale në parkimet me pagesë për një qytetar që shkon në punë janë të larta në raport me pagën mesatare neto dhe orari i caktuar me tarifim nuk përkon me orarin zyrtar të punës në Republikën e Shqipërisë. Nisur edhe nga fakti që qytetarëve të Bashkisë Tiranë kur u lind nevoja për të të blerë një produkt apo kryer një shërbim të shpejtë nuk u mundësohet as 5 apo 10 minuta parkim falas, por gjobiten menjëherë ose detyrohet të paguajnë për një orë:
KËRKOJMË:
- Ofrimin e mundësisë alternative të pagesës së shërbimit të parkimit, përvec asaj nëpërmjet SMS-ve.
- Uljen e tarifës së parkimit, në një nivel të përballueshëm për qytetarët e Bashkisë Tiranë dhe një tarife që bazohet tek standarti i jetesës së qytetarëve.
- Mundësimi i 10 minuteshit të parë në ndalim falas për cdo qytetar të Bashkisë Tiranë.
Afati i nënshkrimit të iniciativës qytetare është data 20 Qershor – 30 Gusht ora 10:00
Kontaktet e parashtruesve: Organizata Qëndresa Qytetare:
E-mail: qendresaqytetare@gmail.com / rigelsxhemollari@gmail.com /
Tel: 0692203074