Tuesday, May 20, 2025
QytetariIN
  • PER-QYTETIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE
No Result
View All Result
  • PER-QYTETIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE
No Result
View All Result
QytetariIN
No Result
View All Result

Pastrimin nga mbetjet dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Lagjen.14, Rr. Kepi i Rodonit dhe Rr. Vath Turja, në zonën e Nishtullës, Durrës

Peticion

KËRKESË PËR PASTRIMIN NGA MBETJET DHE REHABILITIMIN E KANALIT KULLUES NË LAGJEN.14, RR. KEPI I RODONIT DHE RR. VATH TURJA, NË ZONËN E NISHTULLËS, DURRËS

PETICIONI:

Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.

________________________________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________________________________

DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK DURRËS

Në zonën e Nishtullës, përkatësisht në L.14, Rr. Kepi i Rodonit dhe Rr. Vath Turja kanali kullues që përshkon këtë zonë (i pozicionuar paralelisht me autostradën Durrës-Tiranë) është i ndotur dhe i papastruar nga mbetjet e shumta. Pastrimi më i fundit që i bërë këtij kanali është në Prill të vitit 2021.

Ne banorët e kësaj zone nuk mund të bëjmë një jetesë normale, për shkak të mbetjeve të papastruara, erës së keqe, insekteve dhe rrezikut të përmbytjeve.

Meqënëse,

Bashkia e Durrësit është Autoriteti kryesor përgjegjës për shërbimet e menaxhimit të  mbetjeve në Durrës. Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenin 23 (10), përcakton ndër të tjera se: Bashkia ka përgjegjësi për: “Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake”. Po ashtu ligji  Nr.10463/2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, në nenin 21 (12), përcakton se: “Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.”

Ligji  Nr.10463/2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, në nenin 5 të tij, përcakton se: “Mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit. Mbetjet menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, duke mos përdorur procese ose metoda që mund ta dëmtojnë atë ose mjedisin dhe sidomos: a) duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët ose kafshët; b) duke mos ndikuar negativisht mbi fshatin ose vendet me interes të veçantë; c) duke mos shkaktuar shqetësime përmes zhurmave ose erërave, në përputhje me përcaktimet e akteve të tjera ligjore apo nënligjore.”

Në ligjin 9115, “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”, Neni 12, trajtimi i ujërave të ndotura urbane, përcakton shprehimisht se: “Shkarkimet e lëngëta urbane i nënshtrohen një trajtimi të rreptë, veç trajtimit parësor e dytësor dhe, në raste të veçanta, edhe trajtimit purifikues përkatës.”

Prandaj, nisur nga sa më sipër,

KËRKOJMË

  1. Pastrimin nga mbetjet dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Lagjen.14, Rr. Kepi i Rodonit dhe Rr. Vath Turja, në zonën e Nishtullës, Durrës.

Afati i nënshkrimit të iniciativës qytetare është data 26 Maj – 30 Qershor ora 10:00.

Kontaktet e parashtruesve:

Organizata: DURRËSI AKTIV
E-mail: durresiaktiv@gmail.com
Tel: 0692936395

RECOMMENDED

  • All
  • NJOFTIME

MANUAL PER USHTRIMIN E TE DREJTES SE E-PETICIONIT DHE E-INICIATIVES DREJTUAR KESHILLAVE BASHKIAKE

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

MË TË KLIKUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed

Hapësirë gjenerimi i iniciativave qytetare dhe peticioneve nga qytetarë, drejtuar Keshillave Bashkiak

  • PerQytetin
  • Rreth Nesh
  • Nis një peticion ose Iniciativë
  • Privacy Policy

© 2024 Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit QytetarIN me mbështetjen e LevizAlbania,
një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC pergjate 2022-23 Dhe ne vijim me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze ne Tirane

No Result
View All Result
  • QytetarIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE

© 2024 Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit QytetarIN me mbështetjen e LevizAlbania,
një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC pergjate 2022-23 Dhe ne vijim me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze ne Tirane

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist