Ekipi i Qëndresës Qytetare zhvilloi takimin e parë me përfaqësuesit e Qendrës Sebastia në kuadër të zbatimit të nismës “Për Qytetin”, ku do të takojmë qytetarët e bashkive Kurbin Tiranë Durës për të kuptuar problematikat lokale dhe ndërrmarë iniciativa për ti adresuar ato. Përvëc ndarjes së detyrave dhe vendosjes së objetkivave të përbashkëta vizituam “Urën e Zogut” një nga asetet e trashëgimisë kulturore, që megjithëse e harruar nga pushteti Lokal dhe Qëndror, ata ja kanë dalë të ndezin këmbanat e alarmit për këtë aset.