PETICIONI:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.
DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
Ne të nënshkruarit, banorë të Njësisë Adminsitrative Baldushk, Bashkia Tiranë, bazuar në
- Nenin 23 pikat nr. 4 dhe nr. 6 të Ligjit Nr. 139/2015 Për Vetqeverisjen Vendore
- Urdhërin nr. 23942, dt 16/06/2017 “Për kushtet e posaçme të shërbimit në linjën rrethqytetëse nr.13 Baldushk – Tiranë – Baldushk dhe L14/11 “Vrap”
PARASHTRIMI I SITUATËS
Rruga lidhëse Koçaj-Kakunjë, një aks 1.5 km që lidh banorët dhe bizneset e zonës me Njësinë Administrative Baldushk dhe Qytetin e Tiranës, vijon prej vitesh të jetë problematike duke vështiresuar jetën tonë të përditshme. Pavarësisht se Bashkia Tiranë ka premtuar në vitin 2017 rehabilitimine rrugës me të gjitha elementët e saj, ende vijon të mos ketë bërë asnjë investim infrastrukturor në këtë rrugë.
Për shkak të gjendjes së rrugës prej dy vjetësh është ndërprerë edhe transporti publik që lidh fshatin me kryeqytetin duke vështirësuar akoma më shumë jetën e komunitetit dhe lidhjen me qendrën e bashkisë ku ata marrin edhe shërbimet kryesore.
Fshati Kakunjë është i njohur si atraktsion turistik edhe në faqen e internetit të Bashkisë Tiranë ku Ujvara e Kakunjës shfaqet si një potencial për zhvillimin e turizmit rural dhe ekonomisë lokale të banorëve por nga ana tjetër infrastruktura për të shfrytëzuar këtë atraksion turistik mungon.
Bazuar në ligjin për vetqeverisjen vendore Bashkia në ushtrimin e funksioneve të veta është përgjegjëse për Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore dhe transportin publik vendor, prandaj
KËRKOJMË 👇
👉 Rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës Koçaj-Kakunjë në njësinë Administrative Baldushk, Tiranë
👉 Rikthimin e shërbimit të transportit publik sipas në linjën rrethqytetëse nr.13 Baldushk – Tiranë – Baldushk dhe L14/11 “Vrap”
Afati i nënshkrimit të peticionit është data 13 Dhjetor ora 17:00
Parashtruesit: Mirel Meta, Përfaqësues i Komunitetit, Njësia Administrative Baldushk
Organizata Qëndresa Qytetare
E-mail: qendresaqytetare@gmail.com
Tel: 0692499541 / 0692203074