PETICIONI:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.
DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
Ne të nënshkruarit, banorë dhe studentë në Bashkinë Tiranë, bazuar në
Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë Nr. 66 datë 30.12.2015 mbi bazën e të cilit studentët paguajnë për biletë pajtimi mujor, të përgjithshëm, për të gjitha linjat, 600 (gjashtëqind) lekë, (duke përfshirë dhe TVSH).
PARASHTRIMI I SITUATËS
Prej datës 6 korrik 2020, kur rinisi edhe transporti publik në Bashkinë Tiranë në treg kanë munguar abonetë e studentit. Në muajin Gusht – Shtator 2020, bazuar në Urdhrin Nr. 104 të Ministres së Arsimit rreth 60% e studentëve janë rikthyer në Universitete, por nuk kanë pasur mundësinë e aksesit tek aboneja e studentit pavarësisht se kanë qënë të pajisur me Kartë Studenti. Për rrjedhojë një student nga 600 lek në muaj që i kushtonte më parë transporti publik, shpenzimet i janë rritur deri në 2400 – 3600 leke ne muaj nëpërmjet pagesës së biletave ditore në autobuza. Kjo barrë ekonomike na shtohet në një moment kur ndodhemi përballë vështirësive të shumta ekonomike, prandaj:
I kërkojmë Këshillit Bashkiak 👇:
Bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë Nr. 66 datë 30.12.2015:
- Nxjerrjen në qarkullim të abonesë së studentit për të gjithë studentët që studiojnë dhe jetojnë në Bashkinë Tiranë me cmimin 600 lek.
- Vënien në zbatim të Vendimit Nr.66 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak Tiranë.
✍🏼 Afati i nënshkrimit të peticionit është data 25 Tetor ora 10:00