PETICIONI:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.
Parashtrim i situatës:
Personat me aftësi të kufizuar e kanë shumë të vështirë dhe në pjesën më të madhe të rasteve, të pamundur, përdorimin e transportit publik në bashkinë e Tiranës. Kujtojmë që ky komunitet, është një nga komunitetet me më shumë vështirësi ekonomike dhe me pamundësi të konsid-erueshme në gjetjen e një transporti alternativ. Sfidat me të cilat personat me aftësi të kufizuar përballen në përditshmërine e tyre, mund ti përmbledhim si vijon më poshtë:
👉Mbi-popullimi dhe mungesa e hapësires së mjaftueshme në brendësi të mjeteve të transportit publik. Një person me aftësi të kufizuar, të cilit i duhet të përdori karrige me rrota e ka të pamundur përdorimin e transportit publik kur ky i fundit është në kushte mbipopullimi për arsyen e thjeshtë të mos pasjes së hapësirës së nëvojshme që i duhet për të lëvizur dhe për tu pozicionuar.
👉Mungesa e rampave. Në disa linja kemi mungesë totale të rampave përfshi këtu edhe linjat e shtuara rishtazi. Në disa të tjera, rampat ekzistojnë por ato nuk vihen në përdo-rim nga punonjësit e transportit publik. Mospërdorimi i tyre vjen si pasojë e mungesës së trajnimit të punonjësve të transportit publik për asistimin e përsonave me aftësi të kufizuar dhe në disa raste, ajo vjen si pasoje e mungesës së ndërgjegjësimit të këtyre punonjësve për të drejtën e përsonave me aftësi të kufizuar për aksesueshmerinë e trans-portiti publik.
👉Stacionët e autobuzave të transportit publik nuk janë të aksesueshëm në shumicën e rasteve. Shume prej tyre nuk janë të aksesueshem sepse të mbyllura nga tre anë duke i bërë ato të paaskesueshme nga nje përson me aftësi të kufizuar në levizje. Këtyre përsonave u duhet të zbresin në rrugën kryesore për të aksuesuar stacionin nga ana ballore e tij por shumë shpesh edhe trotuaret janë të papërshtatur dhe ndodh edhe qe koshat e plehrave të ndodhen shumë pranë stacionëve duke e berë të pamundur aks-esueshmërine dhe si rrjedhojë pamundësojnë marrjen e shërbimit të transportit publik nga personat me aftësi të kufizuar në lëvizje.
👉Afishimi i orareve nuk janë të përshtatshëm për personat që nuk dëgjojnë apo shikojnë. Ata nuk shohin oraret dhe itinërarin dhe nuk njoftohen për vend ndodhjen e stacionëve me anë të një shpjegimi audio. Kjo i përjashton ata nga përdorimi i lirë dhe i pavarur i shërbimit të transportit publik.
Baza ligjore:
Nga pasqyrimi i mësipërm i problematikave, duket qartë që ndodhemi përpara shkeljes së një sërë të drejtash të sanksionuara nga kushtetuta, ligjet dhe aktet nën-ligjore të Republikës së Shqipërisë. Disa prej akteve legjislative të cilat sanksionojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për marrjen e shërbimeve publike, dhe detyrimet e institucioneve si Bashkia e Tirna-nës, për përmbushjen e detyrimeve ligjore , janë si më poshtë:
- Nenin 9 të Ligjit Nr. 108/2012 Per ratifikimin e Konventes së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara (KDPAK).
- Neni 2, pika b dhe Neni 11 i Ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen sociale dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.
- Vendimi Nr. 1074, datë 23.12.2015 “ Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave ne komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuar”
- Neni 4, Pika i dhe Neni 3, Pika 37 i ligjit Nr. 107/2014 Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
- Neni 2, Pika b, Neni 45/1 dhe Neni 45/1 i VKM Nr.1503, datë 19.11.2008 për miratimin e rregullores për “Shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”.
- Ligjit Nr.10 221, datë 4.2.2010 për “Mbrojtjen nga diskriminimi”.
Për këto arsye nëpërmjet këtij peticioni,
I kërkojmë Këshillit Bashkiak 👇:
- Afishimin e itinerarëve të lëvizjeve, orareve të autobuzave dhe paraqitjen e infor-macionit vizual dhe audio të stacionëve dhe përgjatë udhëtimit me autobuz duke i bërë ata të aksesueshëm për personat që nuk dëgjojne dhe/ose nuk shikojnë.
- Pajisjen e linajve të reja në kryeqytet me autobusa me rampa, vënien në përdorim të rampave në autobuzat ekzistues dhe trajnimin e punonjësve të transportit publik për asistimin, aksesin dhe krijimin e kushteve ndaj personave me aftësi të kufizuar për të përdorur transportin publik.
- Përmirësimin e infrastrukturës në stacionet e autobuzave të linjave urbane qytetase në Tiranë për të krijuar akses personave me aftësi të kufizuar.