Tuesday, May 13, 2025
QytetariIN
  • PER-QYTETIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE
No Result
View All Result
  • PER-QYTETIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE
No Result
View All Result
QytetariIN
No Result
View All Result

PETICION për largimin e plehrave në zonën e Ish-Poligrafikut

KËRKESË PËR LARGIMIN E MBETJEVE DHE SISTEMIMIN E INFRASTRUKTURËS SË KANALIZIMEVE TË UJRAVE TË ZEZA NË ZONËN E POLIGRAFIKUT DHE ALI DEMIT

PETICIONI:

Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.

_____________________________________________

_____________________________________________

DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË

Ne të nënshkruarit, banorë pranë Njësisë Administrative Nr.1, Tiranë, bazuar në

Ligjin nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, pika 1 “Bashkia është përgjegjëse për Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja” dhe Ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”:

PARASHTRIMI I SITUATËS

Pranë Poligrafikut rruga “Agush Gjergjevica” dhe Lagjia “Ali Demi” rruga “Muharrem Zalli” janë krijuar dy vend-depozitime mbetjesh inerte dhe urbane në afërsi të banesave dhe rrugëkalimeve të qytetarëve shkaktuar nga pezullimi i punimeve për Unazën e madhe, të cilat sjellin disa shqetësime për ne banorët e Njësisë Administrative nr.1.

Këto mbetje shkaktojnë ndotje të mjedisit, janë kthyer në burim infeksioni, lëshojnë aromëra të pakëndshme, kanë tjetërsuar imazhin e lagjjes, bllokojnë rrugë kalimin dhe janë bërë shkak për bllokimin e kanalizimeve të ujrave të zeza duke bërë që këto të fundit të dalin në sipërfaqe duke shaktuar një situatë alarmante për zonën tonë.

Për të ilustruar dhe vënë në dijeni bashkëlidhur këtij peticioni do të gjeni foto dhe video të dy pirgjeve me mbetje të cilat tashmë na shqetësojnë jo vetëm ne banorëve të zonës por edhe të gjithë kalimtarët.

Pavarësisht se Këshilli Bashkiak Tiranë nëpërmjet Vendimit nr. 158 datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” e rriti tarifën e pastrimit në masën 5750 Lekë, ne kemi demostruar qytetari dhe përgjegjshmëri duke paguar tarifën e pastrimit dhe atë të largimit të ujrave dhe meritojmë që Bashkia të na shërbejë në mënyrë dinjitoze duke larguar mbetjet dhe marrë masat për zgjidhjen e menjëhersme të situatës..

KËRKOJMË

Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, pika 1 “Bashkia është përgjegjëse për Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja” dhe ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, kërkojmë nga Këshilli Bashkiak:

  • Marrjen e masave të menjëhershme për pastrimin e mbetjeve në dy lagjet e Njësisë Administrative Nr.1
  • Marrjen e masave të menjëhershme për rregullimin e infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të zeza
  • Mbylljen sa më të shpejtë të punimeve për Unazën e re në zonën tonë.
  • Organizimin e një seance dëgjimore me parashtruesit e peticionit, banorë të njësisë administrative nr.1 për të dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë mbi situatën e mbetjeve dhe kanalizimeve të ujrave të zeza.

Afati i nënshkrimit të peticionit është data 17- 27 Qershor ora 10:00

Parashtruesit:

  • Organizata Qëndresa Qytetare
    Banorët e Njësisë Administrative Nr.1
  • E-mail: qendresaqytetare@gmail.com / rigelsxhemollari@gmail.com
  • Tel: 0692203074

RECOMMENDED

  • All
  • NJOFTIME

MANUAL PER USHTRIMIN E TE DREJTES SE E-PETICIONIT DHE E-INICIATIVES DREJTUAR KESHILLAVE BASHKIAKE

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

MË TË KLIKUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed

Hapësirë gjenerimi i iniciativave qytetare dhe peticioneve nga qytetarë, drejtuar Keshillave Bashkiak

  • PerQytetin
  • Rreth Nesh
  • Nis një peticion ose Iniciativë
  • Privacy Policy

© 2024 Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit QytetarIN me mbështetjen e LevizAlbania,
një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC pergjate 2022-23 Dhe ne vijim me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze ne Tirane

No Result
View All Result
  • QytetarIN
  • RRETH NESH
  • PETICIONI
  • INICIATIVA QYTETARE
  • KËSHILLI BASHKIAK
    • ANËTARËT
    • KOMISIONET
    • VENDIMET E KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
  • AKTIVITETE

© 2024 Kjo plaftormë u ndërtua në kuadër të projektit QytetarIN me mbështetjen e LevizAlbania,
një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC pergjate 2022-23 Dhe ne vijim me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze ne Tirane

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist