DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË:
Ne, të nënshkruarit, studentë banorë pranë Rezidencës Studentore Nr.1 Tiranë, bazuar në
- Nenin 19/1 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisje vendore
- Kontratën e akomodimit të lidhur me Rezidencën Studenore Nr.1, Tiranë me objekt veprimtarie trajtimin e studenteve me akomodim dhe menca.
PARASHTRIMI I STIUATËS
Prej datës 9 Mars, kur u shpall gjendja e emergjencës për shkak të pandemisë Covid 19, të gjithë ne studentët që banojmë në Rezidencën Studentore Universitare Nr.1 (Qyteti Studenti) u larguam në banesat në qytetet tona. Prej datës 9 Mars ne nuk po i shfrytëzojmë apo përdorim godinat e konvikteve, pavarësisht se kemi paguar tarifë vjetore akomodimi sipas kontratës. Nga drejtoria e RSU Nr.1 nuk ka dalë ende asnjë vendim apo udhëzim se si do të proçedohet me fatin e pagesave tona të bëra për një vit apo për disa muaj.
Nisur nga fakti që Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 është një SH.A në zotërim të plotë të Bashkisë Tiranë, vendosëm ti drejtohemi Këshillit Bashkiak Tiranë për këtë ankesë. NE
KËRKOJMË:
Ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë për anulimin e tarifës së akomodimit për studentët që e kanë paguar për një vit të plotë apo disa muaj, për periudhën që godinat e konvikteve nuk do të përdoren nga studentët
______________________________________________
PETICIONI:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.