Qëndresa Qytetare në kuadër të nismës QytetarIN realizoi në datën 20 Prill një fokus grup me 20 studentë të cilët banojnë në konviktet e Qytetit Studenti. Ky takim shërbeu si mundësi për të analizuar problematikën e mos kompesimit të tarifës vjetore të konviktit nga ana e drejtorisë së RSU Nr.1 në periudhën kur studentët u urdhëruan të largohen për cështje sigurie në banesat e tyre.
Për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, fokus grupi u zhvillua online nëëpërmjet platformës zoom meeting. Në takim morrën pjesë edhe përfaqësues nga Lëviz Albania dhe ekipi i Qëndresës Qytetare. Diskutimi, provat e mbledhura dhe qëndrimi i studentëve u përkthye në një peticion drejtuar Këshillit Bashkiak Tiranë dhe 4 institucioneve të tjera për të anuluar tarifën e konvikteve gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19.