KËRKESË PËR PASTRIMIN NGA MBETJET DHE REHABILITIMIN E KANALIT KULLUES NË LAGJEN.14, RR. KEPI I RODONIT DHE RR. VATH TURJA, NË ZONËN E NISHTULLËS, DURRËS
PETICIONI:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetetë dhe i saktë, dhe se nënshkrimi që kam bërë është autentik, dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.
________________________________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________________________
DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK DURRËS
Në zonën e Nishtullës, përkatësisht në L.14, Rr. Kepi i Rodonit dhe Rr. Vath Turja kanali kullues që përshkon këtë zonë (i pozicionuar paralelisht me autostradën Durrës-Tiranë) është i ndotur dhe i papastruar nga mbetjet e shumta. Pastrimi më i fundit që i bërë këtij kanali është në Prill të vitit 2021.
Ne banorët e kësaj zone nuk mund të bëjmë një jetesë normale, për shkak të mbetjeve të papastruara, erës së keqe, insekteve dhe rrezikut të përmbytjeve.
Meqënëse,
Bashkia e Durrësit është Autoriteti kryesor përgjegjës për shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në Durrës. Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenin 23 (10), përcakton ndër të tjera se: Bashkia ka përgjegjësi për: “Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake”. Po ashtu ligji Nr.10463/2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, në nenin 21 (12), përcakton se: “Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.”
Ligji Nr.10463/2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, në nenin 5 të tij, përcakton se: “Mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit. Mbetjet menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, duke mos përdorur procese ose metoda që mund ta dëmtojnë atë ose mjedisin dhe sidomos: a) duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët ose kafshët; b) duke mos ndikuar negativisht mbi fshatin ose vendet me interes të veçantë; c) duke mos shkaktuar shqetësime përmes zhurmave ose erërave, në përputhje me përcaktimet e akteve të tjera ligjore apo nënligjore.”
Në ligjin 9115, “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”, Neni 12, trajtimi i ujërave të ndotura urbane, përcakton shprehimisht se: “Shkarkimet e lëngëta urbane i nënshtrohen një trajtimi të rreptë, veç trajtimit parësor e dytësor dhe, në raste të veçanta, edhe trajtimit purifikues përkatës.”
Prandaj, nisur nga sa më sipër,
KËRKOJMË
- Pastrimin nga mbetjet dhe rehabilitimin e kanalit kullues në Lagjen.14, Rr. Kepi i Rodonit dhe Rr. Vath Turja, në zonën e Nishtullës, Durrës.
Afati i nënshkrimit të iniciativës qytetare është data 26 Maj – 30 Qershor ora 10:00.
Kontaktet e parashtruesve:
Organizata: DURRËSI AKTIV
E-mail: durresiaktiv@gmail.com
Tel: 0692936395