PETICION: NDËRTIMIN E NJË MENSË PUBLIKE E CILA TË OFROJË USHQIM ME KOSTO TË REDUKTUAR PËR ÇDO STUDENT TË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
PETICION
DREJTUAR: BASHKISË SHKODËR
Ne, të nënshkruarit, banorë të Bashkisë Shkodër, bazuar në:
- Nenin 19 të Ligjit nr. 139/20154 të Ligjit nr. 139 “Për vetëqeverisje vendore”
PETICIONET:
Unë i nënshkruari deklaroj në përgjegjësine time se informacioni që kam dhënë është i vërtetë dhe i saktë, gjithashtu nënshkrimi që kam bërë është autentik dhe se unë ka mbështetur këtë peticion vetëm një herë.
PARASHTRIMI I STIUATËS
Shkodra referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT rezulton në vitin 2022 si qyteti i pestë në Shqipëri për shpenzimet për konsum, nga ku 39.7% e tyre janë vetëm për ushqim. Në një mesatare të përllogaritur kostot vjetore për një studet llogariten rreth 3600 euro. Mungesa e mensave publike dhe e paketave mbështetëse i detyon studentët të shpenzojnë këto shifra rekord për një nevojë bazike.
Referuar të dhënave të gjenëruara nga INSTAT për indeksin e çmimeve të konsumit rezulton që në raportin e muajit gusht vetëm për kategorinë “ushqime” rritja e çmimeve të jetë 2.4%. Nisur nga përvojat e vendeve të Bashkimit Evropian, por dhe ato të Rajonit, sidoemos po të fokusohemi te koncepti i ndërtimit të kampuseve universitare, ne propozojmë që qeverisja vendore, e cila ka në përgjegjësinë e juridiksionit të saj infrastrukturën e godinave të konvikteve, të mundësojë edhe ndërtimin e mensave publike, pranë këtyre godinave, për të lehtësuar kësisoj edhe kostot e ushqyerjes së studentëve. Mensa mund të pozicionohet si pjesë e integruar në zonën e godinave të konvikteve.
Në Gjermani ushqimi zë vetem 22% te kostove vjetore të studentëve, kryesisht sepse shumica e universiteteve gjermane kanë të përfshirë edhe mensat studentore me çmime favorizuese për studentët. Edhe në Kosovë, studentët mund të përfitojnë nga mensa studentore, e cila ofron 2 vakte ushqim për vetëm 15 euro në muaj.
Duke marre shkas nga kostot e larta dhe shpeshherë të papërballueshme për të siguruar ushqyerje cilesore, ne, studentët e universiteteve publike:
KËRKOJMË:
- Ndërtimin e një mense publike e cila të ofrojë ushqim me kosto të reduktuar për çdo student të pajisur me kartën e studentit.
Afati i nënshkrimit të iniciativës qytetare është data 4 Tetor – 4 Nentor 2024 ora 10:00
Kontaktet e parashtruesve:
Armando Lekaj 0684830057
Organizata Qëndresa Qytetare:E-mail: qendresaqytetare@gmail.com /