PETICION: KËRKOJME PAJISJEN E ÇDO STACIONI AUTOBUZI NË TIRANË, ME INFORMACION PËR LINJAT, ORARET DHE FREKUENCËN E LËVIZJES

Tiranë 03/10/2022

PETICION 

DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANE

- Ne, të nënshkruarit, banorë të Bashkisë Tiranë, bazuar në:

- Nenin 19 të Ligjit nr. 139/20154 të Ligjit nr. 139 “Për vetëqeverisje vendore” 

PARASHTRIMI I STIUATËS 

Nga monitorimet e kryera rezulton që stacionet e autobusave përgjithësisht janë pajisur me tabelë që përmban logon e autobusit, por nuk kanë asnjë informacion mbi linjën, autobusin që ndalon, orarin dhe frekuencën, duke krijuar vështirësi për qytetarët për të gjetur stacionin dhe autobusin për të shkuar në vendin që dëshirojnë. Referuar akteve ligjore dhe nënligjore në çdo stacion autobusi duhet të ketë një tabelë që informon:

Emrin e stacionit

Cila është linja e urbanit që niset/ndalon në këtë stacion

Oraret

Frekuencën

Qendra ALTERUM nëpërmjet këtij peticioni kërkon që nga Këshilli i Bashkisë Tiranë të merret vendmi për vendosjen e tabelave informuese në çdo stacion autobusi. Shprehni dakortësinë me këtë kërkesë duke frmosur peticionin, i cili do të dorëzohet pranë Këshillit të Bashkisë Tiranë,me qëllim që çdo stacion autobusitë jetë I pajisur me informacion për linjat, oraret, frekuencën e lëvizjes.

Nisur nga konstatimet e monitorimit tone dhe situate shqetësuese të kërijaur për banorët e Bashkisë Tiranë

KËRKOJMË:

PAJISJEN E ÇDO STACIONI AUTOBUZI NË TIRANË, ME INFORMACION PËR LINJAT, ORARET DHE FREKUENCËN E LËVIZJES

përdorni mausin në kompjuter ose gishtin/lapsin në telefonin tuaj për të hedhur firmën digjitale.
është opsionale