INICIATIVA: Vendosjen e transportit urban dhe interurban në Bashkinë Kurbin

INICIATIVE 

DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK KURBIN

Ne, të nënshkruarit, banorë të Bashkisë Kurbin, bazuar në:

-          Nenin 19 të Ligjit nr. 139/2015 të Ligjit nr. 139 “Për vetëqeverisje vendore” 

PARASHTRIMI I SITUATËS

 Transporti  publik urban në Kurbin mungon dhe e bën më të vështirë lëvizjen mes zonave, madje edhe duke kufizuar shumë aktivitete të komunitetit qofshin ato ekonomike, social-kulturore apo dhe për shërbimet shëndetsore që iu duhet t’i marrin larg qendrave të banimit dhe transporti është i domosdoshëm.

Transporti  ndërqytetas është shumë problem për zonat rurale, pasi komuniteti në ato zona e ka të pamundur aksesimin e qytetit  në rastet kur nuk kanë mjete private, apo janë në moshë të thyer.

Të vetmet mjete transporti që shfrytëzohen nga këto komunitete janë furgonat që levizin për nxënësit e shkollave, apo për punëtorët e fasonerive, kështu çdo  banor i zonave rurale edhe kur mundet të gjejë një mjet trasporti për të kryer nevojat më të nevojeshme duhet të harxhojë kohë dhe energji. Iniciativa do të ketë shtrirje të gjerë, e cila  do të prekë 4 njësitë administrative të Bashkisë Kurbin, pra Milot, Mamurras, Fushë-Kuqe dhe Lac. 

KËRKOJMË:

-          Vendosjen e  transportit urban dhe interurban në Bashkinë Kurbin;

Afati i nënshkrimit të iniciativës është ...

Kontaktet e parashtruesve:

Organizata Sebastia  E-mail: sebastia_ojf@outlook.com Tel: +355 69 782 0521

përdorni mausin në kompjuter ose gishtin/lapsin në telefonin tuaj për të hedhur firmën digjitale.
është opsionale