INICIATIVA: PLANIFIKIMI DHE NDËRTIMI I NJË KONVIKTI PËR STUDENTËT E UAMD-SË, I PAJISUR ME SHERBIME STUDENTORE SIPAS STANDARTEVE BASHKËKOHORE.

INICIATIVE 

DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK DURRËS

Ne, të nënshkruarit sdudentë të regjistruar të Universitetit Aleksëandër Moisiu Durrës, të Qarkut Durrës, dhe banues në adresat e përcaktuara anash emrave tanë përkatës, me respekt kërkojmë:

Arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e kapitalit njerëzor dhe është një nga premisat për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, çeli dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007 me studentë nga i gjithë vendi.

Sot, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka 5 fakultete dhe numërohen rreth 15 mijë studentë në ciklet e studimit.

Themelimi i dha zhvillim qytetit tij vëmëndjen për Durrësin dhe e ktheu në një qytet universitar. Me përfundimin e punimeve të “UAMD”, mungonin konviktet për studentët dhe kjo vërëhet dhe sot që po parashtrojmë këtë çështje, ka sjellë penalizimin e studentëve që vijnë kryesisht nga rrethet dhe ka ndikuar tek rritja e çmimit të jetesës. Mungesa e ambienteve dhe pajisjeve të përshtatshme për studim pas orarit zyrtar mësimor dhe lidhjes me internet ka sjellë vështirësi për 15.000 studentët. Shpenzimet janë rritur, shumë studentë detyrohen që të punojnë për të marrë shtëpi me qira duke ia veshtirësuar financat dhe jetën studentore.

Të rinjtë shprehen se për shkak të pamundësive ekonomike, mundësi të kufizuara për punë që përshtaten me oraret e mësimit ka detyruar që shumë studentë të ndërpresin universitetin në mes.

Në këto kushte i drejtohemi Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës:

Të planifikojë investimin për ndërtimin e një konvikti për studentët me standarte bashkëkohore;

DHE Këshillit Bashkiak Durrës:

Të planifikojë hapësirën per truallin, lejen dhe planifikimin urban për ndërtimin e një konvikti që të përshtatet me kërkesat e UAMD-së.
përdorni mausin në kompjuter ose gishtin/lapsin në telefonin tuaj për të hedhur firmën digjitale.
është opsionale