PETICION
DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK KURBIN
Ne, të nënshkruarit, banorë të Bashkisë Kurbin, bazuar në:
- Nenin 19 të Ligjit nr. 139/2015 të Ligjit nr. 139 “Për vetëqeverisje vendore”
PARASHTRIMI I STIUATËS
Rruga që përshkon fshatin Fushë-Gjorëm, Njësia Administrative Mamurras, e cila lidh fshatin me autostradën Milot – Fushë-Krujë dhe në skajin tjetër lidhet me rrugën Lac-Mamurras.
Me gjatësi rreth 3.5 km është në gjendje të mjerueshme dhe kushtëzon jetën e banorëve në aktvitetet e tyre të përditshmërisë.
Peticioni është ngritur si rrjedhojë e nevojes emergjente të komunitetit, pasi kjo rrugë nuk shërben vetëm për të lidhur fshatin me rrugët kryesore, por lehtëson edhe aktivitetet e tyre ekonomike, kryesisht atë bujqësor, i cili është aktiviteti kyc me të cilin mbahet zona. Ky aks rrugor e vështirëson lëvizjen e qytetarëve në cdo stinë, në verë i mbyt pluhuri e në dimër balta i detyron të mos kalojnë në atë rrugë, por të mundohen të gjejnë zgjedhje alternative.
KËRKOJMË:
1. Sistemimin e rrugës në Fushë-Gjorëm, Njësia Administrative Mamurras.
2. Asfaltimin dhe ndricimin e saj.
3. Hapjen e kanaleve kulluese të kësaj rruges
Kontaktet e parashtruesve:
Organizata Sebastia E-mail: sebastia_ojf@outlook.com Tel: +355 69 782 0521
- Select Visibility -PublicPrivate